Pas Milanit edhe Lazio në Serie A, është vënë në ndjekje të Armando Brojës, ku drejtori sporti, Igli Tare po punon me klubin londinez të Chelseat, për të bindur blutë që ta lenë të lirë lojtarin që momentalisht vlerësohet 20-25 milionë euro.
Lazio kërkon një lojtar që të marrë përsipër trashëgiminë e Ciro Immobiles, golashënuesi më i mirë në historinë e klubit dhe tek Broja kanë gjetur karakteristikat e duhura, por problem mbetet fakti që ai nuk ka një pasaportë të vendeve të BE-së.
Fakti që Lazio ka vetëm një vend të lirë ekstrakomunitari e komplikon situatën edhe pse gjatë muajit nëntor dhe kryesisht në dhjetor e janar, klubi mund të lëvizë me bindje më të madhe për të finalizuar operacionin që për momentin është thhjesht një lajm mediatik.
Diskutime rreth kësaj post