Penny Mordaunt është kandidatja e parë për të zëvendësuar Liz Truss në drejtimin e Britanisë së Madhe pasi ka shprehur zyrtarisht vendimin për të kandiduar.
Mourdant shkroi në një postim në Twitter: Jam inkurajuar nga mbështetja nga kolegët që duan një fillim të ri, një parti të bashkuar dhe udhëheqje në interes kombëtar.
“Unë po kandidoj për të qenë kryetare e Partisë Konservatore dhe kryeministrja juaj, për të bashkuar vendin tonë, për të përmbushur premtimet dhe për të fituar zgjedhjet e ardhshme.”-tha ajo.
Mordaunt doli e treta në garën e mëparshme të lidershipit të fituar nga Truss në shtator, ndërsa Rishi Sunak, ish-kancelari i cili gjithashtu pritet të hyjë në garë, doli i dyti.
Diskutime rreth kësaj post