Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas akuzave të opozitës për vdekjen e Lear Kurtit dhe pas deklaratave të kreut të PD që më herët iu bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e të rinjve sot në orën 20:00 para Ministrisë së Brendshme.
Në një postim në “Twitter”, Rama shkruan se nuk mund t’iu shkohet pas atyre që prej 24 orësh po akuzojnë policinë për vdekjen e 32-vjeçarit, ngjarje për të cilën, sipas tij, prokuroria ka folur qartë.
Më tej Rama thotë se ata kërkojnë vetëm rrëmujë, konflikt, gjak.
“Kur njeriu bëhet hienë nuk bëhet më kurrë njeri, po kur njerëzit u venë pas hienave rrezikojnë të bëhen hiena! Si mund t’u shkohet ende pas hienave që prej 24 orësh po shqyejnë një të vdekur nëpër media, duke ia hedhur fajin policisë, kur edhe vetë prokuroria ka folur qartë?!
Çdo shqiptar që i ndjek këto hiena nga mbrapa duhet të pyesë veten çfarë shqiptari është dhe çfarë kërkon pas atyre, që kërkojnë vetëm rrëmujë, konflikt, gjak mundësisht, e që hanë bukën e Shqipërisë po bëjnë duvanë e Rusisë!“-shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post