Sërish lëkundje tërmeti në Greqi. Mediat fqinje raportojnë se një tërmet prej 3.4 ballësh të shkallës Rihter ka ndodhur mëngjesin e së premtes në orën 07:22 në zonën detare të Kefalonisë pranë Lixourit.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 8 km në jug jugperëndim të Lixourit dhe thellësia fokale e tij llogaritet në 5 km.
Për fat të mirë nuk raportohet për dëme.
Diskutime rreth kësaj post