Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka zbardhur disa detaje në lidhje me negociatat që po zhvillon me Edi Palokën, të deleguarin e Berishës për të arritur në një marrëveshje.
Në emisionin “Opinion” Bardhi tha se diskutimet janë pozitive dhe se po përpiqen të gjejnë pika bashkëpunimi për të dalë në zgjedhjet lokale me kandidat të përbashkët.
Deputeti i PD tha se pavarësisht bisedimeve konstruktive, ende ka pika që e ndajnë PD, të cilat lidhen me drejtimin e partisë.
“Ka të bëj me gjetjen e mekanizmave për të bashkëpunuar për të gjetur mundësinë për të dalë me një kandidat të përbashkët. Ju e dini që ka një konflikt që vijon prej një viti për çështje të ndryshme. Qëllimi i bisedimeve është si të gjejmë rrugën e duhur që demokratët në njësit vendore të jenë bashkë më zgjedhjet e ardhshme. Pa diskutim është ajo që mund të përcaktojë kandidatët e një partie politike në zgjedhje. Zgjedhjet lokale kanë një specifik të tyre se bëhet fjalë për liderët e bashkive dhe mund të jetë një person që mund të jetë përtej partive politike.
Ka gjëra të tjera që na ndajnë, unë e shikoj ndryshe të ardhmen e PD dhe drejtimin e PD. Ka çështje që do të vazhdojnë të ndajnë brenda PD, por para kemi një betejë me kundërshtarin tonë që është Rama. Me Palokën kanë qenë bisedime konstruktive, kemi shprehur qëndrimet dhe shqetësimet tona, kemi diskutuar se si të ndërtojmë urën që të bashkëpunojnë demokratët. Me sinqeritetin e plotë besoj se është e vetmja rrugë për tu përballur me Ramën është zgjedhja e kandidatit të përbashkët. Ka akoma çështje se si mundtë bashkëpunojmë dhe se si mund të dalim me kandidat të përbashkët. Kemi shprehur vullnetin e plotë për bisedime pa kushte. Të njëjtën gjë e kam parë dhe nga Berisha. Bisedimet po ecin në këtë frymë për të parë se cila është rruga më e mirë”, tha Bardhi.
Diskutime rreth kësaj post