Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv në lidhje me zgjedhjet lokale, ku dëshiron dhe pret që të ketë një marrëveshje dhe bashkim të PD, ndërsa tha se në Peqin dhe në Mirditë është vendosur që kandidatët do të jenë nga Foltorja.
Ai tha po ashtu se përçarja në PD nuk erdhi nga deputetët e thjeshtë, por nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
“Do dëshiroja dhe kam shpresën e madhe që të gjithë drejtuesit e lartë të PD, nga Berisha, Alibeaj, Noka, apo Bardhi këtej nga krahu ku bëj pjesë dhe unë, na intereson që zgjedhjet të dalin me një kandidat të përbashkët dhe të mundim këtë regjim që po i merr frymën të gjithëve. Nuk e them për propagandë, por të gjithë po përjetojmë situatë të vështirë ekonomike dhe problematika të tjera.
Kam apeluar që në 10 shtator të 2021, ‘i përgjërohem miqësisht Berishës që të bëjë të pamundur që ne të mos përçahemi’. Kjo krizë nuk ka ardhur nga deputetët e thjeshtë, por nga dy persona, që një person nuk u bë asnjëherë kryetari i vërtetë dhe një person që nuk iku asnjëherë si kryetar.
Një gjë po më pëlqen, se të gjithë kolegët nga krahu jonë, nuk e kemi shtrirë grushtin deri në fund, në deklaratat e mia nuk kam përmendur kurrë non-grata të Berishës… ne kemi qenë dhe jemi vëllezër. Unë dhe me kundërshtarët e mi në ofendime personale kurrë nuk shkoj.
Megjithatë duhet t’i lëmë këto gjëra, për hir të atyre njerëzve që na kanë votuar, dhe unë jam dhe do të jem në zonën time, uroj dhe shpresoj dhe do luftoj që të jemi me një kandidat i përbashkët, në Peqin është e përcaktuar do të jenë kandidatë nga Foltorja.
Të shtunën do jemi në një takim pune dhe do jetë dhe kandidati nga Foltorja që ne i kemi dhënë bekimin.”-shprehet Sula.
Diskutime rreth kësaj post