Deputeti i PD, Tritan Shehu në fjalën e tij në Kuvend tha se buxheti ndodhet në vështirësi, kjo sipas tij ka ndodhur për shkak të keqmenaxhimit dhe korrupsionit.
Gjatë fjalës së tij, Shehu më tej tha se zhvillimi i një vendi nuk mund të mbahet me fasada.
“Duhet të trajtojmë thelbin e çështjes që është pasqyrim i një autokracie që po instalohet në Shqipëri. Sot ky problem, prek shumë, në arsim, shëndetësi.
Sot flasim për një kredi që kërkon të jepet edhe në zona të mia elektorale. Kjo është e vetmja arsye që mua më bën të mos votoj kundër, për kam rezerva të mëdha. Thuhet se është kredi në vazhdim, por nuk thuhet se kush janë rezultatet e financimit të parë. Kemi të bëjmë me një lojë të rrezikshme për të mbushur buxhetin dhe për të kaluar vështirësitë e mëdha si pasojë e keqqeverisjes. Ju mendoni se zhvillimi është me disa pllaka. Nuk janë pllakat dhe rregullimi i një sheshi, zhvillimi social. Ju kërkoni të gënjeni me fasadën, por për një moment mund të japë zhvillim , por pastaj të gënjen. Në Lazarat shkollën po e ktheni në magazinë private. Në Përmet klasat e para nuk po mbyllen dot”, tha Shehu.
Diskutime rreth kësaj post