Armando Broja është një nga sulmuesit e rinj më të kërkuar të momentit. Sezonin e kaluar ai tregoi vlereat e tij me Southampton, duke e bindur Chelsea që ta mbajë në skuadër edhe këtë sezon. Tashmë, me ardhjen e Potter si trajner te Chelsea, ai është aktivizuar konsiderueshëm, ku madje realizoi edhe golin e tij të parë me blutë.
Chelsea mund të konsiderojë një lamtumirë të mundshme në janar, mundësisht në formë huazimi për të shmangur një humbje të një talenti. Christoph Nkuku ka pranuar një marrëveshje me Chelsea dhe kështu ai mund të transferohet në Angli.
Në merkaton e verës, Inter dhe Atalanta kishin kërkuar informacione për Brojën, ndërsa javët e fundit janë tre ekipe të tjera nga Serie A.
Napoli po mendon që Broja mund të jetë zëvendësuesi ideal i Osimhen, por edhe Roma me Milanin e kanë nën shënjestër.
Diskutime rreth kësaj post