Armina dhe Shkëlzeni më në fund kanë gjetur kohë të lirë pas angazhimeve të tyre dhe kanë nisur muajin e mjaltit. Këtë e kanë zbuluar koleget e Arminës në “Goca dhe gra”.
Çifti i sapomartuar po kalon disa ditë relaksi, por destinacioni se ku ndodhen për momentin është i paditur.
Me siguri sapo të sistemohen, nga Armina do kemi fotot e para nga muaji i mjaltit. Kujtojmë që Armina dhe Shkëlzeni u martuan në shtator me një dasmë përrallore.
Por menjëherë pas dasmës Arminë në “Goca dhe Gra” tregoi se udhëtimi me shumë mundësi do të ishte në Como, aty ku ka marrë edhe propozimin nga Shkëlzeni..
“Kemi përvjetorin e njohjes shumë shpejt do doja te rikthehesha ku më është bërë propozimi, ne Como.”
Diskutime rreth kësaj post