Ndërsa kanë kaluar thuajse 9 vite nga vdekja e ish-ministrit dhe deputetit demokrat, Sokol Olldashi, ky i fundit është vënë sërish në qendër të vëmendjes politike dhe mediatike. Ish-deputeti i Partisë Demokratike më 20 nëntor 2013 po udhëtonte nga Elbasani drejt Tiranës, ku humbi kontrollin e automjetit, i cili më pas doli menjëherë nga rruga në afërsi të vendit të quajtur Lapidari në Krrabë. Olldashi vdiq tre minuta pas aksidentit, në të cilin pësoi plagë të rënda në kokë dhe këmbë. Por teksa sot që flasim ka ende debate për aksidentin që çoi në vdekjen e ish-ministrit, ish-kryeministri Sali Berisha e ka kujtuar atë dy ditë më parë, ndërkohë që ka thurur lavde për të. Berisha që njihej si një ndër kundërshtarët më të mëdhenj të ish-ministrit, u shpreh në një studio televizive se Sokol Olldashi ishte më i zoti se Lulzim Basha. Por kjo deklaratë e Berishës, nuk është pritur mirë nga vëllai i Sokolit, Ardian Olldashi, i cili ka akuzoi dje Berishën se urdhëroi manipulimin e zgjedhjeve për kreun e Partisë Demorkatike në vitin 2013, ku ish-ministri shihej si fitues i tyre. Mirëpo, sot që flasim të shumtë janë ata që hedhin dyshime se aksidenti i Sokol Olldashit ka qenë i dyshimtë dhe se atij i është ngritur kurth nga kundërshtarët, me qëllim që ta eliminonin. Ndaj dhe disa pikëpyetjet rrinë pezull në korridoret e politikës, në rrethet gazetareske dhe në çdo tavolinë. A ishte aksidenti i Sokol Olldashit një fat i kurdisur nga dora e njeriut apo një rastësi fatale dhe tragjike? Pa u hyrë teorive konspirative, po rendisim disa nga arsyet që të çojnë në dyshime dhe pikëpyetje. Arsyet e para lidhen me rrezikun që paraqiste fenomeni Olldashi për pozitat e dyshes Berisha-Basha në PD. Ndërsa sjellja e policisë në raport me aksidentin, i thellon më shumë dyshimet. Vonesa e policisë për t’u prononcuar për ngjarjen, shmangia e personit të dytë, prishja e provave në vendngjarje, mbajtja larg e mediave për rreth dy orë, prania e personave të tjerë para ardhjes së policisë etj., janë vetë disa nga faktet që të çojnë në dyshime.
Roli i Olldashit në PD
Lufta mes grupeve dhe klaneve për dominancë në Partinë Demokratike, pati nisur në mënyrë të nëndheshme, shumë kohë para përmbysjes së Berishës në zgjedhjet e 23 Qershorit të vitit 2013. Që kur Berisha ishte kryeministër, në PD ishin kristalizuar tre linja kryesore, të cilat luftonin për të dominuar partinë. Grupi i parë ishte ai i familjes, ku përfshihej Basha, stafi i bashkisë, Shkëlzeni, Jamarbër Malltezi, Keltis Kruja, shokët dhe shoqet e Argitës, disa ministra, disa drejtorë etj. Grupi i dytë ishte ai i Jozefina Topallit, me rrethin e saj të Shkodrës, disa deputetë, disa krerë institucionesh etj. Grupi i tretë dhe më i rrezikshëm për pozitat e familjes ishte grupi i Sokol Olldashit, i cili përfaqësonte linjën më të fuqishme ekonomiko-politike në PD. Lufta mes këtyre grupeve doli pak pas përmbysjes së Sali Berishës nga pushteti dhe pas manovrave të tij për të katapultuar pasardhësin Basha në krye të partisë, për të qenë vetë kryetar në hije dhe defakto i partisë. Grupi i Topallit u izolua shpejt nga dyshja Berisha-Basha, ndërsa rezistenca e saj kundër Bashës ishte e dobët. I vetmi qëndrestar mbeti Sokol Olldashi, i cili pati guximin të denonconte publikisht planin e familjes për të kontrolluarpartinë nëpërmjet kukullës Basha.
Ja 20 arsyet pse aksidenti i Sokol Olldashit ishte i dyshimtë
1. Pas izolimit të Topallit, Sokol Olldashi ishte kundërshtari i vetëm i dyshes Berisha-Basha në Partinë Demokratike 2. Sokol Olldashi ishte pengesë për planin e dyshes Berisha-Basha për të diktuar krerët dhe anëtarët e forumeve të larta të PD në zgjedhjet e dhjetorit 3. Sokol Olldashi do të niste një aksion për të kundërshtuar mënyrën e të bërit opozitë nga dyshja Berisha-Basha 4. Sokol Olldashi do të kërkonte një analizë për humbjen e thellë në zgjedhjet e 23 Qershorit, gjë e cila do të shmanget nga Berisha-BASHA 5. Sokol Olldashi përfaqësonte linjën politike-ekonomike më të fuqishme në PD 6. Sokol Olldashi do të kërkonte largimin e Bashës menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve të para përballë të majtës 7. Sokol Olldashi ishte kthyer në pretendentin numër një për zëvendësimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD 8. Olldashi ishte lideri real i PD në jetën parlamentare dhe në debatet televizive 9. Sokol Olldashi shihej si rrezik për krijimin e një parti të re në PD 10.Sokol Olldashi kishte në planet e tij politike krijimin e një lëvizje të re politike 11.Sokol Olldashi ishte në moshën e duhur dhe në kulmin e karrierës së tij politike 12.Ndryshe nga Basha, Sokol Olldashi njihte në thellësi strukturat e PD dhe jetën opozitare 13.Sokol Olldashi gëzonte një mbështetje të gjerë në bazë 14.Sokol Olldashi u kthye në figurën më karizmatike dhe polemizuese në PD, duke eklipsuar Bashën, një personazh i lodhshëm për publikun dhe që bazohet në klishe të ngurta 15.Olldashi po afrohej me amerikanët pas pozicionimit të Bashës kundër Arvizu 16.Sipas ambasadorit amerikan, Olldashi kishte planifikuar zhvillimin e një vizite 17.Sokol Olldashi dinte shumë për aktivitetin e Sali Berishës në tetë vitet e fundit 18.Marrëdhëniet mes Sokol Olldashit dhe Sali Berishës ishin të ftohta pas katapultimit të Lulzim Bashës në krye të PD 19.Sokol Olldashi akuzoi Berishën për mbështetjen që i dha Bashës në garën për PD 20.Sali Berisha nuk e ktheu në kauzë vdekjen e Olldashit siç ka bërë zakonisht me deputetët e tjerë të PD, kur kanë humbur jetën.
Dyshimet rreth aksidentit
1. Pse policia prishi me shpejtësi provat në vendngjarje, duke marrë makinën me karrotrec? 2. Pse media u mbajt dy orë larg ngjarjes? 3. Pse persona të tjerë shkuan në vendngjarje para se të mbërrinin forcat e policisë? 4. Pse dëshmitë ishin kontradiktore për aksidentin? 5. Pse Igli Cara jep dy variante për telefonatën nga humnera dhe për vendndodhjen e shoferit të Olldashit? 6. A mund të telefononte Olldashi pas goditjeve të rënda në kokë dhe qafë? 7. Pse u raportua për disa orë me radhë për ekzistencën e një personi të dytë? 8. Pse u raportua se personi i dytë u nis drejt Spitalit Ushtarak dhe më pas ky variant u mohua? 9. Pse policia u vonua 24 orë për të dhënë qëndrimin zyrtar mbi ngjarjen? 10.Pse policia nuk sqaroi se sa persona ishin në makinë? 11.Pse mungoi konkluzioni dhe procesverbali i këqyrjes së vendit të ngjarjes nga policia dhe prokuroria? 12.Pse u vonua akti i ekspertimit autoteknik i mjetit, ku u gjend trupi i deputetit? 13.Pse nuk zbardhen tabulatet telefonike?/sot news.al
Diskutime rreth kësaj post