Presidenti Recep Tayip Erdogan zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, liderët e dy shteteve kanë diskutuar për zhvillimet e fundit të luftës Rusi-Ukrainë.
Erdogan ka deklaruar se vizioni për një zgjidhje diplomatike duhet të mbahet gjallë në çdo rrethanë dhe është shprehur se Türkiye është e gatshme të japë çdo kontribut të nevojshëm për përfundimin e luftës përmes negociatave.
Diskutime rreth kësaj post