Lori Hoxha feston ditëlindjen sot dhe mbush 29 vjeç. Sigurisht që nuk mund të mungonte urimi i Sarës. Ajo ka publikuar në Instagram një foto të Lorit e cila shihet mjaft e qeshur me mbesën e saj.
“Dy vajzat e mia të preferuara. Gëzuar ditëlindjen L. Gjatë gjithë jetës sonë ne kemi mbajtur dorën e njëra-tjetrës në çdo hap, dhe sot jam më krenare të them se nuk ke më nevojë për timen. Edhe pse rrugët tona mund të jenë të ndryshme, ti dhe unë do të jemi gjithmonë ‘tifozet’ më të mëdha të njëra-tjetrës. Vazhdo të jesh kjo që je dhe kurrë mos ndalo së treguari botës se për cfarë je krijuar”, shkroi Sara në postimin e saj.
Së fundmi, Lori ka mbajtur një fjalim në përvjetorin e lindjes së babait të saj të ndjerë, Dritan Hoxhës. Ajo tha ndër të tjera se do të bëjë të pamundurën që të çojë përpara ëndrrën e babait të saj lidhur me televizionin “Top Channel”. Lori theksoi se do të japë maksimunin dhe do përpiqet që të bëjë krenar babanë e saj.
“Top Channel është i vetmi realitet që njoh dhe i vetmi qëllim që kam. Vendi që ke lënë bosh është shumë i madh megjithatë unë di të them që misioni i jetës sime është që të çojë përpara ëndrrën tënde dhe të mbajë afër vetes këdo që e do këtë punë po aq sa unë. Unë jetoj me kujtimin tënd dhe me atë që ke bërë për këtë vend dhe për Top Channel, do të jetë shtysë e madhe për mua dhe për këdo që është pjesë e këtij televizioni. Do të ishte zhgënjyese për mua që më është dhënë kjo mundesi jete e të mos jap maksimumin tim. Do mundohem të të bëj krenar për atë që sakrifikove më shumë, për televizonin e të gjithë shqiptarëve. Top Channel do të jetë krenaria ime”, tha ndër të tjera Lori Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post