Mëngjesin e kësaj të mërkure kryeministri Edi Rama e ka nisur duke i përshëndetur qytetarë me një video nga Gjirokastra, i cili ndodhet në këtë qytet në kuadër turit që ka nisur me qytetarët.
Në një video në rrjetet sociale, Rama thotë se pavarësisht se jemi në muajin tetor, Gjirokastra vijon të vizitohet nga turistë të shumtë.
“Ja dhe hoteli ku fjeta mbrëmë, një tjetër derë e hapur në zinxhirin e shtëpive dhe strukturave tradicionale të kthyera në pjesë e rrjetit të mikpritjes. Në një qytet që vazhdon dhe sot në Tetor siç e pashë mbrëmë, gëlon nga vizitorë dhe nga turistë”, tha Rama.
Video:
Diskutime rreth kësaj post