Ish-deputeti demokrat, Myslym Murrizi deklaroi në studion e “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, se takimi mes Gazment Bardhit dhe Edi Palokës ishte një takim për interesa.
Sipas tij zhurma që po u bëhet në media thjeshtë po ju jep një vëmendje të tepruar, pasi në fund të fundit ishte një takim që ende nuk ka prodhuar asgjë.
Ndërsa me ironi shtoi se mënyra se si zbrisnin nga makinat nga dera e mbrapme tregonte një lloj rëndësie që po i jepnin vetes.
Pjesë nga biseda:
Xhafo: Murrizi mos e teprova një çikë?
Murrizi: Ishalla nuk e ka dëgjuar Gazi me Edin se e nise nga Churchilli dhe erdhe ke Trumpi, këta do takohen dhe mbas zgjedhjeve lokale për të bërë lajm për ju. E pe si zbresin nga makina, zbresin nga dyert e mbrapme, di unë kanë hall mos i prek shoferi nga këmbët. Këta bëjnë si shumë të rëndësishëm.
Xhafo: Nuk është takim i rëndësishëm?
Murrizi: Më bëri përshtypje nga Gazi kur tha që nuk do pranojmë kushte për ata që mendojnë kushte. Janë takuar dy deputetë që kanë dalë nga firma e Lulzim Bashës. Ka qenë takim për interesa. Të dy kanë dalë nga lista e Lulit.
Diskutime rreth kësaj post