Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, përmes një postimi në Tëitter ka shkruar se i pëlqen kënga dhe vallet popullore, si dhe rakia.
“Më lejoni të konfirmoj “lajmin”: Vërtet i dua këngët dhe kërcimet popullore shqiptare, më pëlqen të pi raki apo kafe me miqtë kudo që shkoj dhe e dua Shkodrën dhe shumë vende të tjera në këtë tokë të bukur shqiponjash, Shqipëri” , shkruan Kim.
Ky reagim i ambasadores vjen pas publikimit të një videoje ku shfaqet në një restorant të mbipopulluar, në tavolinë me mikeshat e saj. Ndërkohë në sfond dëgjohet tingujt e muzikës “se për çdo natë pi raki edhe verë”.
Diskutime rreth kësaj post