Deputeti Luan Baçi ka komentuar deklaratën për media të Gazment Bardhit, kur u shpreh se procesin për zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore e dëmton vetëm njëanshmëria.
I ftuar në emisionin “Debat”, Luan Baçi tha se, primaret janë të padiskutueshme dhe nuk i kthen dot askush, duke përjashtuar mundësinë që kjo deklaratë e Bardhit ishte për zhvillimin e Primareve.
“Situata është e qartë. Primaret janë të padiskutueshme dhe janë të vendosura me statut. Nuk i kthen dot askush.
Është zbuluar se do të votojnë edhe simpatizantët për zgjedhjen e kandidatëve.
Do të ketë një pjesëmarrëse masive të anëtarëve dhe simpatizantëve për të përzgjedhur kandidatin.
Bardhi dhe Alibeaj kur flasin për marrëdhënie të ngurta nuk e kanë fjalën për primare.
Këtë e them me siguri të plotë nuk ka si të jenë. Kur dy palë ulen në bisedime dinë mirë çfarë kërkojnë.
Nuk mund të kthesh mbrapsht atë gjënë që është vendosur.
Duke e parë në këtë këndvështrim, duhet ta ketë fjalën për problematika të tjera, ndoshta për kandidatët që do të propozohen.
Ai patjetër do ti nënshtrohet primareve”, tha Baçi.
Diskutime rreth kësaj post