Deputetja e Partisë Demokratike ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj force poltike.
Duma tha fryma e bisedës ka qenë e paqtë dhe konstruktive nga të dyja palët.
“Mendoj se ka shumë gjasa, unë nuk dua të flasë më si palë, fryma e bisedës ka qenë krejtësisht e paqtë dhe konstruktive nga të dyja palët që kanë përfaqësuar këtë tryezë. Fryma me të cilën lashë mbledhjen është e sinqertë. Mënyra se si do të shkohet drejt këtyre primareve është duke u diskutuar në çdo moment. Fakti që kanë nisur diskutimet unë e quaj një lajm të mirë. Fryma është për të gjetur të gjitha elementët që mund të na çojnë drejt bashkimit”– tha Duma.
Diskutime rreth kësaj post