Doktor Ilir Alimehmeti, është një ndër emrat e përmendur si kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjehdjet e ardhshme.
Alimehemeti e konsideroi nder dhe privilegj mbështetjen e marrë nga komuniteti, teksa më tej tha se do të presë zyrtarisht nisjen e procesit të primareve për të lajmëruar hyrjen ose jo në garë.
“Është nder dhe privilegj të mbështetesh nga komuniteti me dashamirësinë e tyre dhe iniciativën e tyre. Ne duhet të mendojmë këtë diskutim dhe pozicion në shërbim të komunitetin.
Thënë kjo, ne kemi një proces që quhet primare. Kjo është vërtetë hapja dhe është përtej anëtarësisë. Del edhe përtej anëtarëve të Partisë Demokratike dhe u shkon votuesëve. Ky proces i jep mundësi kujtdo për të kandiduar. Një pjesë e madhe e jona është lodhur me konceptin që kush vjen në pushtet, është aty për të shfrytëzuar.
Një shtysë kaq e madhe nga një komunitet kaq i gjerë, që del përtej logjikës unipartiatike, ne duhet të kemi një front të bashkuar. Kundër një makinerie nuk shkohet veç e veç, por me një figurë përbashkuese që përzgjidhet nga primaret”, tha ai.
Ndërkohë, ka qenë aktori Jul Deda i cili më herët shprehu hapur dëshirën e tij për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme.
Ai tha se është i gatshëm që të kandidojë përballë Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës, nëse e vendosin demokratët.
Diskutime rreth kësaj post