Ish-kryeministri Sali Berisha e ka bërë të qartë se ish-kryedemokrati Lulzim Basha nuk do të pranohet të përfshihet në përgatitjen për primaret e më pas për zgjedhjet lokale.
Berisha në opozitë hap ‘thesin’ e premtimeve: S’do bëj marrëveshje me oligarkët dhe do ul taksat
Kjo pasi sipas Berishës, Basha duhet që të japë sqarime lidhur me akuzat për financimet ruse në Partinë Demokratike.
Berisha u shpreh në një intervistë se kryeministri Rama ka ndërhyrë për të mbyllur dosjen e Lulzim Bashës.
Intervista:
Berisha: Nuk kam asgjë personale me asnjë prej tyre. Lulzim Basha ka një problem shumë serioz me çështjen e financimeve. Ai proces është në vazhdim. Nuk tregoi se si i çoi paratë në Binjata, kur të tregojë të gjitha këto, do mbahet një qëndrim zyrtar. Ne nuk përjashtojmë asnjë nga PD, e kemi me statut. Ndaj kushdo që të kandidojë, është i mirëpritur.
Nuk ka mllef. Akuza është tmerrësisht e rëndë. Një parti që nga themelimi i saj ka pasur interesin kombëtar, të marrë financime ruse është jashtë çdolloj konceptimi. Ka një gjë. Një zëdhënës ka publikuar përmbledhjen e raportit, një tjetër i ka bërë sqarime Zërit të Amerikës se është PD-ja. Kjo është tmerrësisht e rëndë. Të nesërmen Basha tha kurrë nuk ka marrë.
Ke një detyrim që dhe nëse ke shkel ligje, nëse thua se kurrë nuk ka marrë, atëherë thuaji se kush t’i ka dhënë paratë. I kam çuar diku në një kanal ku janë implikuar rusë, por që nuk ishin para ruse. Basha më tha që ka bërë “fundraising” tek biznesmenë shqiptarë në SHBA. E pyeta a është kjo ligjore, plotësisht më tha. Unë i besova 100%. Këta biznesmenët më pas më thanë që jemi gati të vijmë të dëshmojmë në Prokurorinë shqiptare. Nuk është pyetur asnjë shqiptaro-amerikan. Nuk lejonte Edi Rama hetimin.
Pyetje: Ku janë këto para?
Berisha: 627 mijë dollarë i ka marrë Nick Muzin.
Pyetje: Ju e përshkruat Lulzim Bashën si aksident, cila është përgjegjësia juaj për të?
Berisha: Përsa i përket kandidimit të Lulzim Bashës, kurrë nuk është nxitur nga Sali Berisha të kandidojë. Ka shprehur dëshirën ai dhe i ndjeri Sokol Olldashi. Përgjegjësia ime ishte në 2017-ën. Ajo ishte një humbje poshtëruese. I thashë zotëri duhet të japësh dorëheqjen. Jo tha nuk jap. Unë ngaqë isha i vendosur për atë largimin pa kthim, nuk më shkonte ndërmend të kthehesha. Këtu kam përgjegjësinë time.
Diskutime rreth kësaj post