Nga: Naser Selmani
Dyshoj se fjalimi i kryeministrit shqiptar Edvin Ramës në Këshillin e Evropës pati për qëllim mbrojtjen e nderit të drejtuesve të UÇK, Kosovës, Shqipërisë dhe të shqiptarëve në përgjithësi si komb!
Një kryeministër shqiptar që luften e fundit në Kosovë e cilëson konflikt humanitar, e jo si përpjekje shekullore e politikës serbe për shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës, dëmton rëndë kauzën e shqiptarëve në Kosovë dhe çështjen shqiptare në rajon!
Rama e di se kur regjimi i Millosheviqit në vitin 1999 dëbonte me dhunë shqiptarët prej Kosove, në pikat kufitare, u mblidhte dokumentat e identifikimit, letërnjoftimet dhe pasaportat.
Ky akt i pushtetit serb zubulon qëllimin e vëretet të politikës serbe, shfarosjen e shqiptarëve dhe zhdukjen e çdo gjurme se ata ndonjëherë kishin jetuar në Kosovë. Nëse NATO nuk do të interventonte dhe Millosheviqi do ta fitonte luftën, shqiptarët e Kosovës do të bëheshin palestinezët e Evropës!
Përpjekja për të çfarosur një popull të tërë nga një vend për shkak të prejardhjes, fesë, kulturës, etj, i thonë gjenocid, e jo luftë humanitare!
Prandaj Kosova duhet të përgaditet mirë për ta paditur për gjenocid Serbinë sepse paqe me Serbinë nuk do të ketë kurrë derisa serbët nuk përballen me të vërtetën e tyre, krimet më çnjerëzore të kryera në emër të tyre në Kosovë nga regjimi i Millosheviqit!
Dëshmi për gjenocidin e Serbisë gjatë luftës në Kosovë ka sa të duash, mjafton që qeveria kosovare të ketë dëshirë t’i grumbullojë dhe t’i sistemojë në një padi dhe ta dorëzojë atë para Gjykatës ndërkombëtare. Këtë gjë e kanë bërë Bosnja dhe Kroacia! Nuk ka asnjë arsye të shendoshë që Kosova të mos ndjek shembullin e boshnjakëve dhe të kroatëve!
Rama me qellim mashtron opinionin shqiptar dhe evropian kur ngatëron terminologjinë e përdorur nga NATO për të arsyetuar ndërhyrjen në Kosovë me luftën e shkaktuar nga regjimi i Millosheviqit!
Meqë intervenimi i Aleancës ishte bërë pa pëlqimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së sepse Rusia si nxitëse e krimeve serbe në Ballkan do të përdorte veton, NATO ndërhyri pa pëlqimin e OKB dhe sqaroi se motivet e ndërhyrjes ishin humanitare.
Ky arsyetim qëndron sepse bota e qyetaruar në krye me SHBA, e dinte saktë se nëse nuk do të ndërhynte, do të ishin dëshmitarë të një gjenocidi tjetër me përmasa edhe më çnjerëzore nga gjenocidi i ushtrise serbe në Srebrenicë të Bosnjës. Shfajsim për mosndërhyrje të botës së qyetaruar nuk do të kishte duke thënë se nuk e kishin ditur ashtu siç arsyetoheshin në rastin e gjenocidit të ushtrisë serbe në Bosnjë!
Në fund, besoi se Hashim Thaçi e ka kuptuar se është bërë viktimë e naivitetit të tij kur i besoi Edvin Ramës dhe pranoi idenë për ndarjen e Kosovës. Rama e hodhi në zjarr Thaçin dhe tani shtiret sikur i dhimset dhe përpiqet ta shpetojë.
Rama nuk ka hallin e Thaçit, por ka hallin e pushtetit të tij në Tiranë, i cili po i luhatet për shkak të zhytjes së Shqipërisë në krim dhe korrupsion.
Ai i ka ditët e numruara sepse shqiptarët në Shqipëri e kanë kuptuar se politika e tij ka prodhuar vetëm varfëri dhe mjerim!
Ramën nuk do ta shpetojnë as shqiptarët jashtë Shqipërisë duke lozur rolin e një nacionalisti të rremë! Ata e kanë kuptuar, e morën për të zgjuar, ju doli karagjoz!
Diskutime rreth kësaj post