Atletja shqiptare Luiza Gega ka folur hapur rreth gjendjen depresive që ka kaluar në periudhën 4 mujore që ka qenë në Kenia.
“Ka qenë në fakt një periudhë edhe depresive, që mu desh të kaloja për 4 muaj në një vend të huaj të pasigurt sic është Kenia”, tha ajo.
Në një intervistë për Glamour, Gega u shpreh se pikërisht gjatë qëndrimit në Kenia ka patur një rast kur dikush ka tentuar që tij futet në dhomë por fatmirësisht ajo nuk ka qenë aty atë natë.
“Tentativë që futen për të vjedhur në dhomë, ka qenë histori në pandemi, ne jetonim në një qendër në Kenia, trajneri kishte dhomën e tij unë timen. Unë atë natë do rrija te vajzat nga Ukraina ise kishin një shtëpi të madhe e ai e kishte dëgjuar zhurmë e më shkruan ke ardhur sonte? I them jo, e aty e kupton që dikush po tenton. Kishte qenë roja që ne na ruante qendrën”.-shtoi ajo.
Kampionia e Europës në atletikë ka rrëfyer se në aspektin e jetës personale, nuk ka një pozicion të qartë se ku ndodhet pasi nuk mund të thotë as po as jo nëse është nv një lidhje dashurie.
Diskutime rreth kësaj post