Një tjetër rrjedhje të dhënash personale është bërë këtë herë nga hakerat që morën përsipër sulmin ndaj serverave të qeverisë shqiptare. Tashmë ata e kanë bërë normë, pothuajse çdo të hënë publikojnë dokumente të reja.
Grupi i identifikuar si “Homeland Justice”, ka publikuar në rrjetin e vetë në Telegram databazën me të qindra-mijëra numra të telefonisë celulare, shoqëruar me emër, mbiemër dhe numrin e kartës së identitetit.
Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, ata thonë se shkak i sulmit të tyre është mbështetja për muxhahedinët iranianë të strehuar në kampin MEK në Manëz. Më poshtë, newsbomb.al po sjell një faqe nga dokumenti me qindra-mijëra numra të shqiptarëve.
Në të, veç të dhënave personale, tregohet dhe data kur këto numra janë aktivizuar për herë të parë, si dhe burimin e këtyre numrave.
Qeveria shqiptare ka akuzuar Iranin dhe vendi ynë ka shkëputur marrëdhëniet, ndërkohë që dhe në deklaratat publike, është thënë se shkak është strehimi i opozitës iraniane në Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post