Ish-kryeministri Sali Berisha, ditën e djeshme festoi 78-vjetorin e lindjes, ku mes dhjetra qindra urimeve, por duket se i veçantë ka qenë ai i gazetarit Alfred Lela , i cili së fundmi është emëruar drejtor i zyrës se shtypit, në selinë blu.
Gazetari Lela, ka zgjedhur ta urojë Berishën me një poezi, ku shkruan se është malsor dhe nuk ngurron ta krahasojë me Lekë Dukagjinin.
Në vargjet e tij në prozë, Lela përmend dhe figura të tjera historike si Hamleti, apo dhe mbreti Lir, ndërsa thekson se fundi është gjithmonë një fillim për ish-kryeministrin Berisha.
Postimi i Lelës:
“Silueta e Doktorit
Shfaqet silueta e Doktorit;
E bëjnë të mundur koha dhe vendet.
Duke udhëtuar me një salmon
Me synimin e kohës së vet dhe vendit të vet nëpër kohë.
Është spikamë apo krismë,
Plis malësorësh apo nyj Kanuni?
Gjithçka mund të jetë, dhe ashtu duket se është:
E pakohë në kohë si Lekë Dukagjini.
Silueta e Doktorit, me pardesy dhe stetoskop,
Me dy gishtat çërçillianë,
Dhe fjalët fringo të reja, dikur të ndaluara si murtajë:
“Zonja dhe zotërinj!”, “Zoti e bekoftë Shqipërinë!”.
E kujt është ajo siluetë si mjegull alpine,
Si vikamë në mort, a kur shqiptarit i lind djalë?
E mbushur me penelata përthyerjesh dardane
Dhe një daltë këmbëngulëse që i shkruan kohës n’ballë.
Silueta e Doktorit na bën me hije.
Na duket si e Dunkanit, kur është e Hamletit.
Kur e kutojmë Jago vizllon si mbret’ Lir.
Dhe kur fundin i shohim, na shfaqet si fillim”, shkruan Lela në postimin e tij.
Diskutime rreth kësaj post