Teksa PD gjendet ende e përçarë në prag të zgjedhjeve lokale, ish-kryeministri Sali Berisha, duket se ka zbutur tonet ndaj disa deputetëve demokrat.
Së fundmi, Berisha është shprehur me vlerësime për deputeten Grida Duma, edhe pse kjo e fundit disa kohë më parë deklaronte se koha e Berishës ka shkuar.
I ftuar në OraNews, Berisha tha se Grida Duma po i jep përgjigjet e meritura Edi Ramës në Kuvend, ndërsa shtoi se ajo nëse do të kishte një emër të dytë do quhej Nora e Kelmendit.
Ndërkohë Lulzim Bashën, ish-kryeministri e ka konsideruar si një aksident. Për sa i përket Ilir Metës, Berisha tha se ai është trim.
Gazetarja: Lulzim Basha?
Berisha: “Aksident e thashë”.
Gazetarja: Grida Duma?
Berisha: “Po të kishte një emër të dytë do të quhej Nora e Kelmendit.Me përgjigjen epike dhe jashtëzakonisht të merituar që i dha Edi Ramës në parlament pasi ai përdori një gjuhë që kurrë nuk mund ta përdorte. Grida i dha përgjigjen më të merituar atij. Pavarësisht se të kërkosh burrëri te ai që nuk e ka se ai që flet në atë mënyrë nuk ka asgjë në kuptimin e integritetit dhe virtyteve. Por i dha përgjigjen e merituar. Grida i tha se aparatin tretës e ke në tru. Sa herë del atje të gjithë shqiptarët e shohin me këtë anomaly”.
Gazetarja: Ilir Meta?
Berisha: “Trim”.
Gazetarja: Elisa Spiropali?
Berisha: “Elisa vetësakrifica, sakrifikon veten për hiçin”.
Gazetarja: Taulant Balla?
Berisha: “I ka mbiemrat e vetë ai, nuk ka nevojë. Bego, Sharra”.
Gazetarja: Belinda Balluku?
Berisha: “Miss hedonizmi për të mos i thënë Miss bifteku”.
Diskutime rreth kësaj post