Për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Ervin Bushati, fjalimi që mbajti kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Evropës, nga pikëpamja politike dhe strategjike ishte në vendin e duhur dhe në kohën e duhur.
Bushati kujtoi se sa i përket politikës së jashtme, Shqipëria gjithnjë ka në fokus në çdo takim që mbahet jashtë vendit njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në institucione të rëndësishme evropiane.
“Kryeministri i Shqipërisë foli më shumë për Kosovën në vendin ku duhet për të drejtat e njeriut. Tha ca të vërteta dhe kërkoi që çlirimtarët të njihen si të tillë”.
Kurse, deputeti demokrat Belin Këlliçi tha se nuk kritikon thelbin e fjalimit, por mënyrën sesi kryeministri u soll në atë sallë.
Sipas tij, refuzimi i ftesës për në darkën e organizuar nga delegacioni shqiptar, ishte tregues që gjërat nuk shkuan mirë.
“Nuk kritikova thelbin, dhe fjalën e kryeministrit në Asamble kam kritituar sjelljen, qasjen, arrogancën dhe shfaqjen e shëmtuar që dha”.
Diskutime rreth kësaj post