Pakkush do të harrojë shkëlqimin e Ronaldo “Fenomenit” në Botërorin e vitit 2002, ku “seleçao” ngriti lart trofeun, pak kush do të harrojë gjithashtu edhe pamjen e çuditshme me të cilën u shfaq në finalen ndaj Gjermanisë, me një model flokësh të pazakontë.
Pas 20 vitesh, Ronaldo ka kërkuar falje pikërisht për atë pamje të tijën, duke pranuar se ka krijuar telashe në mijëra familje në gjithë botën me fëmijët që tentonin të kishin të njëjtin model të shëmtuar flokësh.
“Mamaja ime dhe miliona nëna në të gjithë botën, me urrejnë të gjitha për këtë model flokësh. Edhe sot takoj persona që kishin një fëmijë që dëshironte të kishte të njëjtën prerje flokësh. Më vjen keq! Kërkoj falje për këtë”, tha braziliani në një emision radiofonik në Angli.
Ai më pas shpjegoi se vendimi për të prerë flokët me atë model ishte pasi shokët e skuadrës e kishin bindur se sillte fat.
Meqë Ronaldo po shënonte dhe Brazili po fitonte, ai thjesht duhej të gjente një model sa më të shëmtuar.
Dhe ashtu ndodhi, pasi sulmuesi realizoi dy gola në suksesin 2-0 në finalen ndaj Gjermanisë.
Diskutime rreth kësaj post