Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka bërë me dije se në Gjykatën Kushtetuese është depozituar sot një kërkesë për shfuqizimin e vendimit të qeverisë për katet pa leje.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi e quajti një vendim të tillë marrje në mbrojtje shtetërore të oligarkëve që kanë ndërtuar pa leje në Kullat e pastrimit të parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Tiranë.
Postimi i plotë:
“Sot në emër të Grupit Parlamentar të PD depozitova në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin si antikushtetuese të vendimit të Edi Ramës për marrjen në mbrojtje shtetërore të oligarkëve që kanë ndërtuar pa leje në Kullat e pastrimit të parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Tiranë.
Vendimi i Qeverisë për të marrë në mbrojtje oligarkët e ndërtimit të Kullave pa leje në mes të Tiranës:
• Është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse cënon barazinë e shtetasve përpara ligjit, cënon hierarkinë e akteve normative dhe nuk është autorizuar nga ligji;
• Është në kundërshtim me Kodin Penal, sepse i jep amnisti penale një kategorie personash, pa ligj të miratuar me 3/5 e votave në Kuvend;
• Është në kundërshtim me ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.
Vendimi i Qeverisë provon që milonerët e Edi Ramës që kanë ndërtuar kulla pa leje në mes të Tiranës, janë të ndryshëm nga 3 milion shqiptarët e tjerë dhe veçanërisht janë të ndryshëm nga 3304 qytetarë që kanë shkuar në burg pse kanë rregulluar pa leje çatinë e shtëpisë së tyre.
Gjykata Kushtetuese ka shansin të na provojë se kushdo është i barabartë përpara ligjit. Oligarkët e Edi Ramës nuk janë mbi ligjin; nuk janë të paprekshëm.”-shkruan Bardhi.
Diskutime rreth kësaj post