Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish për akuzat e opozitës për fjalimin e tij të mbajtur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Me anë të një postimi në ëwtter, ai akuzoi opozitën se “është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse”.
“Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse. Por është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra!#NjerëzPaAtdhe #KatranMeBojë”, shkruan Rama në rrjetin social.
Diskutime rreth kësaj post