Jeni gati për çudinë tjetër të Elon Musk? Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, po ndjek gjurmët e të famshmëve të tjerë duke lançuar edhe ai një parfum. Por në fakt parfumi i Musk është ndryshe nga çfarëdolloj parfumi tjetër që mund të keni parë, apo që është lançuar nga të famshëm të tjerë.
Kjo pasi aroma tashmë është një hit që përputhet me emrin e saj mjaft të çuditshëm: “Flokët e djegura”.
“Me një emër si imi, hyrja në biznesin e aromave ishte e pashmangshme – pse e luftova për kaq shumë kohë!?” shkroi babai i 10 fëmijëve në Twitter.Krijuar nga kompania e Boring Musk, “Burnt Hair” – të cilën themeluesi i Tesla-s e shpalli “aroma më e mirë në Tokë” – kushton 100 dollarë për shishe.
Parfumi dërgohet në fillim të vitit 2023 dhe faturohet si “esenca e dëshirës së neveritshme”.Elon Musk nxjerr parfumin me aromën më të çuditshme në botë, e dini sa kushton?
“Ashtu si të përkulesh mbi një qiri në tryezën e darkës, por pa gjithë mundin,” premton webfaqja e kompanisë Boring. Megjithatë, ky përshkrim nuk i mbajti larg blerësit; herët të mërkurën,
Musk, bëri një status në Twitter për të lajmëruar se kishte shitur 10,000 shishe deri më tani.“Nuk ndizet më shumë se kjo!”– shkroi ai me shaka.
Vlen të përmendet edhe se biografia (bio) e Musk në Twitter tani lexon, “Shitës Parfumesh”.Megjithatë, jo të gjithë janë të lumtur me parfumin e ri të miliarderit; “Nëse do të doja flokë të djegur, thjesht do të shkoja për një xhiro me një Tesla,” tha një kritik me ironi.
“Asgjë nuk thotë, ‘Nuk kam prekur një grua prej vitesh’ si blerja e parfumit të flokëve të djegur të Elon Musk. Jam shumë i sigurt se ai po tallet me ju djema në këtë moment për të parë se çfarë gjëje qesharake mund t’ju bëjë të blini,” shkroi një tjetër në Twitter .
Kjo nuk është përpjekja e parë e Musk në mallrat e konsumit përtej makinave. Ai shiti në mënyrë të famshme flakëhedhës përmes The Boring Company në 2018, të cilat ai mendonte se do të “revolucionarizonin barbekjutë”.
Diskutime rreth kësaj post