Vijon përplasja virtuale mes kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, dhe analistit Andi Bushati, pasi ky i fundit ironizoi një televizion që ndërpreu transmetimin “live” për të futur një kronikë për Veliajn.
Bushati iu përgjigj me një shkrim të gjatë, ku e ironizonte si “shitës fiqsh”, por kryebashkiaku e quajti si një njeri “që është rritur në prehrin e Enver Hoxhës”. Dhe sot, Veliaj thotë se nuk e kishte për metaforë, teksa poston një foto të ish-diktatorit me disa fëmijë, mes tyre dhe Bushati.
“Jo jo, s’e kam për metaforë letrare, e kam për prehrin real të Enverit e gjithologut që sillet si troll patetik! Mjerë e djathta ku ka degraduar”, shkruan Veliaj në Twitter teksa poston edhe një pasazh nga libri i Sulo Gradecit.
Diskutime rreth kësaj post