Negociata për bashkimin e Partisë Demorkatike duket se po shkon drejt “kalendave greke”. Kjo pasi dje nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi i ka vënë një kusht kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj në mënyrë që PD të bashkohet për zgjedhjet vendore 2023. Në një konferencë me gazetarët, Boçi theksoi se nëse Alibeaj nuk tërhiqet nga ankimimi në Gjykatë për siglën e Partisë Demokratike, do të vinte në pikëpyetje deklaratat e shumta për bashkëpunim.
Por në këtë rrugë bashkëpunimi, Boçi thotë se Enkelejd Alibeaj duhet të tërhiqet nga beteja ligjore në Apel se kujt i takon drejtimi i Partisë Demokratike.“Nuk duhet të bëjmë insinuata me ta zëmë. Ankimimi është antiligjor, një punë e nisur në mënyrë antiligjore vazhdon e zgjidhet në mënyrë antiligjore. Ne kemi kërkuar jo kusht por dëshira për të bashkuar demokratët në interes të demokratëve duhet të konkretizohet me veprime që bash këshoqërohet e veprimi i tërheqjes duhet të bëhet me këtë lloj dëshire. Se kjo i vë pikëpyetje sinqeritetit e deklaratave që bëhen për bashkëpunime. Logoja do ketë një kandidat e s’do jenë të loguar sipas partive por do kenë logon e frontit. Kandidati është i përbashkët. Ai do veshë fanellën e frontit opozitar, logo jonë është e barabartë me gjithë logot e tjera e kjo e zbeh lojën jo të ndershme të logos zyrtare të mbajtur peng apo gjërave të tjera.
Se janë mekanizma politikë që nuk janë të shpikura. Kur fronti është kaq i gjerë fitorja është më afër se sa kur janë të ndarë në minifronte partitë. Boçi: Po zhvillohen biseda intensive Më tej nënkryetari i “Foltores” Luçiano Boçi theksoi se në konferencë me gazetarët se po zhvillohen biseda intensive. Qëllimi i vetëm theksoi se është bashkimi i demokratëve.“Nuk kanë munguar bisedimet, kanë qenë intensive, vazhdojmë të jemi në bisedime për atë që e kemi konsideruar si problemin kryesorë të demokratëve, bashkimin e tyre. Do vazhdojmë të bisedojmë sepse duam të arrijmë bashkimin e demokratëve, është realizuar në mënyrë horizontale, por duam që të jetë dhe vertikal. Këto janë bisedime që kanë marrë formë më mediatike, ku është kërkuar gjetja e një negocimi, do vijohet biseda në nivele deputetësh, por dhe nga ne që jemi pjesë e grupit parlamentar. Mos harrojmë që kemi pasur një kërkesë për të pasur një qëndrim për Reformën Zgjedhore”, tha Boçi. Hoxha kundër primareve për zgjedhjet lokale Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha thotë se mënyra më e mira që kjo forcë politike të nxjerrë kandidatë për zgjedhjet e ardhshme vendore, është përmes sondazheve. Në një intervistë televizive, Hoxha nënvizoi se primaret nuk mund të shërbejnë si model bashkëpunimi, për të nxjerrë kandidatët më të mirë që në situatën që Partia Demokratike është sot.“Një sondazh i pavarur, do ishte gjëja më e mirë, e cila do jepte realisht një votë apo pëlqim të qytetarëve. Ne kemi bërë një diskutim me aleatët, është një mënyrë e cila e bën pak më të thjeshtë për mos t’i dhënë autoritetin një vendimmarrësi për të zgjedhur kandidatët. Nuk ka njeri që nuk e kupton, se kush janë njerëzit potencialë sot në Shqipëri”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post