Të shtunën e kaluar në emisionin e tij, drejtuesi i Televizionit “Nova Media”, mori një dëshmi të fortë për Evi Kokalarin nga Kolonel Dritan Demirajt, aktivist politik në SHBA dhe ish-ministër i Brendshëm në qeverinë teknike për Partinë Demokratike të vitit 2017. Gjatë bisedës në studio drejtuesi e ka pyetur, Kolonel Dritan Demirajn, nëse ishte në dijeni të një informacioni që qarkullon mes shqiptarëve të SHBA, se Evi Kokalari përpara se t’i bashkohej “Foltores” së Sali Berishës kishte futur “mik” Richard Grenell te Edi Rama, për t’u emëruar nga ky i fundit ambasadore në Uashington. Demiraj deklaroi se po gjatë një prej takimeve të Grenell me mbështetësit shqiptarë të Partisë Republikane në Miçigan, ky i fundit ka konfirmuar këtë tentativë të Kokalarit, e cila me sa duket është refuzuar nga kryeministri Edi Rama.
“Po kemi dëgjuar, që gjatë këtyre takimeve që kemi zhvilluar në atë kohë me Grenellin. Ka dal ky si informacion, që kur ka biseduar ai me një nga këto përfaqësuesit, një ndër njerëzit kryesor kam qenë edhe unë, jo vetëm për mbledhjen e fondeve por edhe për mbështetjen politike të Partisë Republikane në atë kohë dhe në momentin që kjo zonjë, kjo grua kaloi të gjitha këto norma minimale të edukatës të gjithë jemi tërheq nga mbështetja Republikane. Po unë e kam dëgjuar që është e vërtetë, që i është ofruar një post i tillë nga Grenell”, deklaroi koloneli. Ndërkohë edhe i ftuari tjetër në studio Eduard Aliko, ish-drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile në qeverinë e PD, ka pohuar të njëjtën gjë. Kokalari sulmon Demirajn Mirëpo menjëherë pas kësaj, Evi Kokalari e cila deri më tani ka qenë mjaft e okupuar në një “front lufte” të ashpër që ka hapur me lidershipin e Rithemelimit, por duke goditur “nën brez” shpesh edhe vetë Sali Berishën, ka bërë në rrjetet sociale të saj në një reagim me fjalë të rënda fyese. Ajo e quan Dritan Demirajn “Kolonel Legeni” dhe ndërkohë që përpiqet që të sqarojë situatën e atij takimi me Grenell, në fakt e ka konfirmuar edhe vetë këtë histori. “Injoranca e kamionistëve analitik dhe të Kolonel Legenit (Demiraj), s’kanë fund. Jo vetëm që Kolonel Legeni vazhdon me shpifje, por duke qenë prezent në drekën që organizova me komunitetin Shqiptarë në Michigan dhe me Ric Grenell, ku ma sollën dhe këtë injorant kundrejt dëshirës time, dhe në prezencë të 40 shqiptarëve dëshmitar, Bleona Qerreti e pranishme, i thotë Grenell që Evi duhet të hyj në Kongres. Grenell i përgjigjet duke i thënë se ‘Evi duhet të bëhet ambasadorja Amerikane në Shqipëri”. Në fakt, këtë Grenell e kishte diskutuar dhe me miqtë tanë të përbashkët amerikanë, por në atë drekë ishte më shumë një batutë e momentit që Kolonel Legeni që ka 30 vjet në Amerikë dhe s’kupton asnjë fjalë anglisht, e keqkuptojë sikur Grenell tha që Evi të bëhet Ambasadorja Shqiptare në Amerikë. As nuk po i futem logjikës që Grenell ndërhyri tek Rama për këtë budallallëk apo që do të pranoja një post të tillë. Mjerë ata që ju dëgjojnë. Mjerë ata që përsërisin budallallëqet tuaja. Mjerë Shqipëria e gjorë me këtë llum nga ku s’do dalin dot kurrë. Për Perëndi, boll dëgjuat analizat e kamionistëve dhe te llumit më ordiner të medias Shqiptare, se i bëni shumë dëm vendit”, shkruan Kokalari. Aktivistja “konfirmon indirekt” deklaratën e Demirajt Megjithatë, duke i hequr këtij teksti vrullin karakteristik të Kokalarit për të dhunuar me gjuhën e saj të ashpër dhe me epitete fyese këdo që i kundërvihet, ajo që mbetet është konfirmimi i faktit që ka pasur një tentativë, plan apo dëshirë qoftë, që ajo të bëhet ambasadore e qeverisë Rama në SHBA.
Nga ana tjetër i vetmi “përgënjeshtrim” që bën ndaj Demirajt të cilin e fyen duke e quajtur “Legen”, (Te Berisha guxoj vetëm “turp të kesh”), është pretendimi se në një tavolinë me 40 shqiptaro- amerikanë Dritan Demiraj që jeton prej shumë vitesh aty, i cili në kohën që ka shërbyer në detyra të rëndësishme në ushtrinë shqiptare ka kryer shumë e shumë trajnime e kualifikime në SHBA dhe vende të NATO, nuk ditka anglisht! Reagon “Nova Media Albania” Gjithsesi menjëherë pas këtij shpërthimi të radhës së Kokalarit ka ardhur edhe reagimi i ashpër i televizionit “Nova Media Albania”, i cili sulmon aktivisten shqiptaro amerikane, Evi Kokalari. “Na thuaj një njëri që të ka ndihmuar ty dhe ti nuk e ke pickuar dhe helmuar, duke filluar që nga gjaku yt Kokalari në Amerikë e deri tek Sali Berisha, i cili të uli në krah të tij pa asnjë kontribut nga ana jote, duke të besuar që ishe njeri dhe jo zvarranikja me gjuhe nepërke që je. Na gjej ti zonja nepërkë, një konservator/e në Amerikë apo në botë që përçmon njerëzit e punës dhe flet si ty për ta, duke i quajtur legenë, llum, injorantë apo deplorables si ke qejf ti të quash të gjithë ata që nuk e mendojnë si ty. Por koha e Sudeve në Shqipëri ka perënduar, e panderuara nepërkë, që kafshon çdo dorë që të zgjatet. Dhe fatmirësisht për shqiptarët që kanë dy pare mend në kokë për të kuptuar atë që nuk duket, konservatorizmit tënd i doli kallaj dhe kjo ty të tërbon. Dhe nga tërbimi, tashti duket qartë çdo gjë që ti je, dhe sa larg je ti me veprimet e tua nga konservatorizmi që predikon me gjuhen e arrixheshkave lart e poshtë e ku te mundesh. Dhe më mirë që duket, sepse duhet të shikojnë dhe të mësojnë mirë shqiptarët, se çfarë fshihet nën petkun e konservatorizmit tënd”, thuhet në reagimin televizionit “Nova Media Albania”.
Diskutime rreth kësaj post