Brisida Shehaj, koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, ka paralajmëruar krizë në sektorin e ndërtimit. Shehaj tha në një emsion televiziv se 70% e pallateve të reja të ndërtuara vitet e fundit në Tiranë, nuk janë shitur.
Sipas saj, kjo statistikë ka dalë nga një raport i Bankës së Shqipërisë për vitin 2021.
Ajo deklaroi se Shqipëria po shkon drejt krizës në sektorin e ndërtimit, siç ndodhi edhe në Amerikë apo Palermo.
“Nuk shoh logjikë investimi, që të mendosh se biznesmenët shqiptarë, bashkia, shteti, ka bërë një plan biznesi të zhvillimit të Tiranës. Ngado të rrotullohemi është thjesht pastrim parash. Një miku që kishte hapur një agjenci imobilare, më thotë se një raport i Bankës së Shqipërisë për vitin 2021, vetëm 30% e sipërfaqes së ndërtuar është shitur, 70% është stok. Këta ishin kompani amerikane, kishin bërë studimet e tyre dhe trajnonin stafin edhe në Shqipëri, edhe në Amerikë. Gjithë ky ndërtim, ne nuk kemi përkthim të madh në rritje ekonomike, nuk kemi përkthim të madh në të ardhura në buxhetin e shtetit.
Pra, investimet e buxhetit dhe privatit nuk po prodhojnë, se ndryshe s’do iknin shqiptarët. Shifrat flasin, beton gjithandej, ky beton nuk po shitet. Këtu është bërë klering, pastro, klering, pastro. Ne kemi stok, Erion Veliaj tha se janë 27 mijë apartamente të pashitura. Mendo miliona euro m2 ndërtim, mendo mundësinë e pagave, mendo interesat e bankave, sa e vështirë është të marrësh një kredi.
Kur opozita flet, intelektualët flasin, nuk është thjesht të godasin qeverinë, por ajo që na mbetet pas. Këta njerëz që kanë blerë, habitesha, se këtë fundjavë isha në veri, 1200 euro m2 kishte shkuar në Shkodër, kur po hiqet administrata dhe njerëzit po largohen. Jemi drejt asaj që ndodhi në Amerikë, ishte spekulim apo jo, ajo krizë, pak rëndë si ka, jemi drejt asaj, për të mos thënë Palermo, që ishte gjithë ajo para dhe përfundimi ishte një gërmadhë më pas. Jemi drejt asaj rruge”, theksoi Shehaj.
Diskutime rreth kësaj post