Gjatë një emisioni televiziv, deputetja Grima Duma u shpreh se konflikti në PD ka ardhur nga jashtë dhe buroi një ndasi nga brenda e cila vazhdoi si një çështje strukturore.
Ajo tha se këto janë kohë të trishta për PD-në dhe shtoi se në grupin e PS-së unë nga brenda shoh më shumë përçarje se sa në PD.
“Konflikti në PD ka ardhur nga jashtë dhe buroi një ndasi nga brenda e cila vazhdoi si një çështje strukturore. Unë kësaj nuk dua t’i kthehem sepse në këtë kohë të trishtë për PD-në, i vetmi që ka përfituar është Edi Rama.
Nëse ka një moment në jetën parlamentare kur unë nuk përmbahem është kur kundërshtari nuk ka ruan deçensën normale. Kundërshtarët dinë që të kenë respekt për kundërshtarët. Sot në grupin e PS-së unë nga brenda shoh më shumë përçarje se sa në PD.”-shprehet Duma.
Diskutime rreth kësaj post