Franca do t’i dorëzojë Ukrainës sistemet e radarëve dhe të mbrojtjes ajrore në javët e ardhshme, shkruan Al Jazeera, duke cituar presidentin francez Emmanuel Macron.
Kjo do të bëhet për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër sulmeve me dron, ka thënë Macron.
Duke folur në një intervistë në televizionin France 2, Macron nuk dha detaje se çfarë lloj raketash kundërajrore apo sa do të dorëzoheshin. Parisi ka furnizuar më parë Ukrainën me raketa anti-ajrore Mistral.
Diskutime rreth kësaj post