Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka deklaruar se deputeti Enkelejd Alibeaj dhe ish kryetari Lulzim Basha po pengojnë procesin brenda PD-së.
I ftuar në një emision, Ndoka tha se nuk ka asnjë konsideratë për Lulzim Bashën dhe grupin e Alibeajt.
“Të dy palët janë të interesuar që të kenë bashkim. Po punojnë edhe Berisha edhe Alibeaj. Nëse kjo thirrje është e sinqertë nga ana e Alibeajt do të dalin shumë shpejt. Sot grupi Ali-Basha kanë një mbështetje minore. Unë nuk kam pikën e konsideratës për Lulzim Bashën dhe grupin tjetër. Alibeaj është peng i Bashës. Këto janë së bashku. Nuk po i fyej, por politikisht është një dyshe që po e pengojnë procesin brenda PD-së. Berisha është treguar tolerant”, tha Ndoka.
Më tej, Ndoka deklaroi se nuk është e lehtë për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama, pasi ai ka kapur çdo institucion.
“Nuk është e lehtë për ta rrëzuar Ramën. Ka bërë shumë para nëse e krahasojmë me Enverin. Ku ka arrit me bo atë që nuk e bëri Enver Hoxha për disa vite. Ky ka kapur Kuvendin. Parlamenti kapet, kur kap liderin e opozitës. Unë besoj se do të marrim shumicën e bashkive. Ne duhet të japim garanci që vota mos të grabitet. Sot ballafaqimi politik janë zgjedhjet lokale”, deklaroi kryetari i Partisë Demokristiane.
Diskutime rreth kësaj post