Deputeti i PD Kreshnik Çollaku, ka reaguar në lidhje me fjalën e kryeministrit Edi Rma në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës.
Me anë të një postimi në Facebook, Çollaku u shpreh se mbështet kërkesën e Ramës në mbrojtje të së drejtës së luftëtarëve të UÇK dhe në denoncim të Raportit të Dick Martyt.
Postimi i plotë:
“Une mbeshtes permbajtjen e kerkeses se kryeministrit ne Keshill te Evropes ne mbrojtje te se drejtes se luftetareve te UCK dhe ne denoncim te Raportit te Dick Marty.
Une vleresoj totalisht te papjekur e te demshme arrogancen dhe fodullekun me te cilen fjala e kryeministrit Rama provokon Keshillin e Evropes.
Kosova dhe antaresimi i saj ne KE nuk ndihmohet duke sfiduar me gjuhe arrogante e fodulle antaret e keshillit te evropes ne emer te Kosoves.
E verteta e UCK nuk mbrohet duke u vetakuzuar se ne “shqiperi me cilesojne si agjent serb”,e duke pritur ngazellim grotesk nga perfaqesuesit serioz te KE.
Nuk ndihmohet as Kosova e as UCK duke bere shfaqje snobe e teater grotesk ne nje forum aq te rendesishem si Keshilli Evropes.
Nuk mbrohet Kosova ne Keshill te Evropes duke mbeshtetur nje projekt serb si Open Ballkan.”-shprehet Çollaku.
Diskutime rreth kësaj post