Dita e enjte parashikohet të shoqërohet me rebeshi shiu dhe stuhi për shkak të motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë vendin.
SHMU bën të ditur se në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, reshjet e shiut fitojnë itensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër. Reshjet e shiut me intensitet mesatar dhe të lartë do të përfshijnë kryesisht ultësirën perëndimore dhe zonën e jugperëndimit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 12-15m/s.
Diskutime rreth kësaj post