Perëndimi ka furnizuar Ukrainën me armë të shumta që nga shpërthimi i luftës. Deri më tani, fokusi kanë qenë sistemet raketore me rreze të shkurtër veprimi, si sistemet e mbrojtjes ajrore Stinger AD SAM nga SHBA-ja dhe Starstreak nga Mbretëria e Bashkuar.
Por një sistem i mbrojtjes ajrore është ajo që Kievi dëshiron vërtet.
Si Gjermania ashtu edhe SHBA-ja ishin zotuar të dërgonin armë me rreze të mesme disa muaj më parë, por deri më tani, asnjë prej tyre nuk është dërguar. Por duket se sulmet e reja ruse e kanë nxitur Berlinin që të marrë sa më shpejt vendimet, duke thënë se do të furnizojë Ukrainën me sisteme raketore Iris-T SLM.
Po ashtu edhe SHBA-ja pritet të përshpejtojë dërgimin e 8-të Nasams – sistemet e avancuara raketore tokë-ajër, që presidenti Joe Biden premtoi se do t’i dërgonte në verë.
Armët aktuale që Ukraina ka momentalisht janë të pamjaftueshme për t’i bërë ballë sulmeve ajrore me të cilat po përballet vendi.
Iris-T SLM
Këto sisteme të mbrojtjes ajrore janë krijuar nga prodhuesi gjerman Diehl, Iris-T SLM janë pjesë e Sistemit të Mbrojtjes Ajrore të NATO-s, i cili zëvendësoi sistemin e raketave Patriot.
IRIS-T SLM mund të mbrojë nga raketat në një lartësi deri në 20 kilometra (12 milje) dhe në një distancë deri në 40 kilometra. Ato gjithashtu mund të shkatërrojnë dronët, raketat Kalibër dhe balistike, përfshirë ato me kapacitet bërthamor.
Më e rëndësishmja, sistemi i komandimit i Iris-t integron burime të ndryshme të të dhënave të radarit nga stacionet tokësore dhe avionët, në mënyrë që të mund të përfshijë objektivat edhe nëse ende nuk mund t’i shohë ato.
Dhe ndërsa sistemet e tjera gjurmojnë dhe shkatërrojnë objektivat një nga një, Iris mund të lëshojë dhe gjurmojë të gjitha 24 raketat e saj njëkohësisht.
Sa kushton sistemi i mbrojtjes ajrore Iris-T SLM?
Çdo sistem kushton 140 milionë euro (136 milionë dollarë).
Kur Gjermania fillimisht premtoi të dërgonte 11 të tilla Ukrainës katër muaj më parë, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se këto “do t’i mundësonin Ukrainës të mbronte një qytet të tërë kundër sulmeve ajrore ruse”, raporton abcnews.al.
Ndërsa arsyeja e vërtetë e vonesës është e paqartë, në fakt dyshohet se Diehl ka qenë në pritje të një licence eksporti nga Berlini, sipas një raporti të Times.
Nasams
Ky sistem i mbrojtjes ajrore është produkt i një bashkëpunimi midis firmës norvegjeze Kongsberg Defense dhe Aerospace dhe prodhuesit amerikan të armëve Raytheon.
Është e njohur për përdorimin e raketave Raytheon Amraam, por është gjithashtu në gjendje të përdorë një sërë armësh dhe raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme dhe mund të integrohet me sisteme me rreze më të gjatë si Iris-T SLM.
Ashtu si Iris-T SLM, Namans mund të gjurmojë dhe shkatërrojë një sërë avionësh me apo pa pilot dhe është i projektuar për të mbrojtur asetet me vlerë të lartë dhe zonat shumë të populluara.
Çdo Namans përbëhet nga tre ose katër sisteme radari survejimi, përvetësimi dhe gjurmimi AN/TPQ-36, nëntë lëshues raketash, secila me gjashtë raketa Amraam dhe tre ose katër sensorë elektro-optikë MSP 500 për identifikimin vizual të objektivit.
Këto mund të kontrollojnë objektivat deri në 25 km dhe mund të gjuajë gjashtë Amraams në 6 objektiva të ndryshme njëkohësisht.
Namas mund të lëshojnë deri në 72 raketa në më pas 15 sekonda, raporton abcnews.al.
Sa është kostoja dhe kur SHBA-ja do të dërgojë Nasams në Ukrainë?
Kostoja e Nasams është 23 milionë dollarë.
Një konferencë e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së në fund të shtatorit konfirmoi se SHBA-ja nuk kishte dërguar ende asnjë nga tetë Nasamet e premtuara në Ukrainë.
Megjithatë, gjatë një konferencë një gjeneral amerikan tha se dy prej tyre do të dorëzoheshin brenda dy muajve të ardhshëm.
Diskutime rreth kësaj post