Deputeti i PD, Dashamir Shehi, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Frontline”, foli për amnistinë fiskale që qeveria kërkon të aplikojë, duke thënë ndër të tjera se të vetmit që i shërben ky ligj është kryeministri Edi Rama dhe një grushti biznesmenësh që nuk e kanë problem sipas tij të përdorin para të pista.
Shehi tha se kjo amnisti kërkohet të bëhet sepse qeveria ka informacione nga bota e krimit se në vend janë futur miliona euro, dhe po ashtu pritet që të futen edhe shumë të tjera, e se këto para u duhen dhe është forma më e lehtë për t’i marrë.
“Nuk duhet hiç, për t’i shërbyer i shërben Ramës, grushtit të tij, disa biznesmenëve që se kanë problem të përdorin paratë e pista. Ai thotë se këtë e bën he bota. Kjo është gënjeshtër e madhe për të justifikuar, këtu qeveria ka informacion, se ka lidhje me krimin, që miliona e miliona kanë hyrë dhe të tjera presin të hynë, i duhen këto para, po çfarë ndodh? Ndotet ambienti ekonomik dhe gjithë shoqëria. Një njeri me para të lira blen një dyqan me dyfish çmimi, e falimenton atë tjetrin, prishet tregu i punës, sic është prishur.
Kjo nuk duhet lejuar, por ai ka votat dhe e bën, do u bëja thirrje ndërkombëtarëve që shumë e kanë llustru që ta kuptojnë se nga çfarë njerëzish qeveriset ky vend. Kjo është shumë e rrezikshme për vendin. Paratë e pista e bëjnë Shqipërinë copa-copa. Po hyn në konflikt me FMN Rama dhe do t’i duhen para, sepse këto janë më të kollajta”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post