Presidenti Vladimir Putin i tha kreut të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, se situata rreth termocentralit bërthamor të Ukrainës, Zaporizhzhia , që kontrollohet nga Rusia, është shqetësuese.
Në një takim në Shën Petersburg të transmetuar në televizionin shtetëror rus, Putin i tha Grossit se Moska ishte e hapur për dialog dhe do të diskutonte “të gjitha çështjet” në lidhje me operacionet e objektit bërthamor.
Përpara takimit të tij me kreun e mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, Putin tha: Shohim që sot ka elemente të një politizimi tepër të rrezikshëm të gjithçkaje që lidhet me aktivitetin bërthamor. Shpresojmë shumë që, falë përpjekjeve tuaja, të arrijmë të reduktojmë të gjithë retorikën dhe ta normalizojmë këtë fushë të bashkëpunimit tonë, pavarësisht nga të gjitha turbulencat dhe proceset komplekse që po ndodhin në skenën botërore.
Presidenti rus tha se ishte i lumtur të diskutonte të gjitha çështjet që janë me interes të ndërsjelltë.
“Për shembull, për sa i përket situatës rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia. Në çdo rast, ne jemi të hapur për këtë dialog”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post