Deputeti demokrat i qarkut të Elbasanit, Lefter Gëshenja, ka publikuar një foto vetëm 2 km larg qytetit të Librazhdit.
Në foton e postuar nga deputeti shihen dy gra të cilat janë duke mbajtur mbi supe ushqim për bagëtitë.
Krahas fotos deputeti shkruan se mjerimi ka këtë pamje në Librazhd.
“Tetor 2022, vetëm 2 km larg qytetit, mjerimi ka këtë pamje në Librazhd.
Gratë që mbajnë në kurriz familjen e që sakrifikojnë deri në mohim.
Por kjo gjendje e dhimbshme nuk është realitet për Qeverinë.
E sa kohë të tjera kështu?!”, shkruan deputeti.
Diskutime rreth kësaj post