Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se Partia e Lirisë është parti personale.
Kulluri theksoi se Ilir Meta dhe kreu i PD-së Sali Berisha nuk kanë për qëllim që të bashkohen kundër Ramës, pasi frikësohen se mos humbin pozitat që kanë në parti.
“Këta duan të ngjiten, nuk duan të bashkohen. Bashkimi është proces tjetër, por këta nuk duan ta bëjnë sepse nuk duan të humbin pozitën. Meta e ndihmon opozitën me ato vota që ka. Koha ka treguar se Meta, kur nuk është në pushtet apo kur nuk është pranë pushtetit, bie në elektoratin fiks prej 80 mijë vota.
Të vetmet rritje eksponenciale të Metës dhe partive që ai ka drejtuar, është kur ai është në pushtet ose pranë pushtetit. Partinë e Lirisë, e shikoj si parti personale”- tha ai.
Sipas Kullurit, problemi kryesor në vendin tonë është shkëputja e liderit politik nga qytetarët.
“Nga të gjithë aktorët politikë, Meta është problem më i vogël. Problemi kryesor është se shkëputja e liderit politik nga qytetarët, po bëhet gjithmonë e më e madhe. Të gjithë liderët politikë janë në rënie. Berisha dhe Meta kanë 32 vite në politikë, i kanë kaluar të gjithë etapat. Duan të ringjallen disa herë. Këta duan të kalojnë përmasat biblike”- u shpreh Kulluri.
Diskutime rreth kësaj post