Sëmundjet mykotike shfaqen në organet e jashtëqitjes, në pjesët intime, në pjesët e gojës, në këmbë dhe thonjtë e duarve. Shkaktohen nga një aktivitet i shtuar i baktereve që nuk munden të luftojnë mykun dhe zhvillohet më tej. Ka rëndësi dieta ushqimore por duhen përdorur dhe bimë alternative.
Mund të përdorim vajin e rigonit, uthullën e mollës së egër, çajra që bëhen nga përzierja e rigonit, lules së blinit dhe kamomilit. Gjithashtu mund të bëjmë një çaj me mente, bar blete dhe pak xhinxher. Mund t’i përdorim për pirje ose të lyejnë zonën ku është shfaqur myku.”, tha eksperti.
Eksperti tregoi gjithashtu se një përbërës që ndihmon shumë me këtë problematikë është dhe kosi.
Ai rekomandoi konsumin dy ose tre herë në ditë për një efekt më të mirë. Gjithashtu, Gjeta tha se duhen shmangur sa më shumë letra e lagura dhe zona me myk të mbahet sa më e thatë.
Diskutime rreth kësaj post