Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar në favor të propozimit të Shqipërisë, për një proces votimi transparent lidhur me dënimin e aneksimit të territoreve ukrainase nga Rusia.
Më herët, përfaqësuesi i Rusisë në OKB ka kërkuar që votimi, i cili me gjasë do të mbahet javën e ardhshme të kryhet me votë të fshehtë. Por 107 shtete votuan në favor të propozimit të Shqipërisë, për regjistrimin e votës, 13 kundër dhe 39 abstenuan.
Kjo do të thotë që gjatë votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për rezolutën që dënon aneksimin e katër territoreve ruse, vota e çdo shteti do të jetë publike.
Diskutime rreth kësaj post