Kryetari i Partisë Konservatore Albania, Kujtim Gjuzi ka konfirmuar se ka qenë i pranishëm në takimin e sotëm të Sali Berishës me kryetarët e partive jashtëparlamentare.
Duke folur në emisionin “TPZ”, Gjuzi zbuloi edhe detaje nga letra që ai tha se ia ka drejtuar “Zyrës Ovale” në SHBA, duke thënë se i ka kërkuar që ish-kryeministrit Berisha t’i hiqet sanksionimi, pasi ka 17 muaj që SHBA nuk paraqet prova.
“Ishim sot në tryezën që thirri kryetari i zgjedhur i PD-së, Sali Berisha. Kur të pijmë kafe do t’i themi doktori. Ne i jemi drejtuar zyrës ovale si grupim, pas deklaratës së shkëlqesisë së saj Yuri Kim e cila përgëzoi zgjedhjet e vjedhura të Edi Ramës.
Në letrën e dytë, shkëlqesësisë së tij Joe Biden, i kemi shkruar një letër të dytë. Nëse DASH ka 17 muaj që nuk sjell një dokument, të na tregojë pse është shpallur non-grata Sali Berisha. Në këto 17 muaj nuk ka një hetim kombëtar apo ndërkombëtar”, tha ndër të tjera Gjuzi.
Diskutime rreth kësaj post