Si sot 50 vite më parë, më 10 tetor 1972, u krijua Akademia e Shkencave të Shqipërisë.
Kryetari i Akademisë së Skënder Gjinushi në një intervistë për Euronews Albania tha se akademia i është nënshtruar ristrukturimit, përfshirë praninë e 9 komisioneve të përhershme, ku përfshihen 90 profesorë të suksesshëm.
Gjinushi u shpreh se akademia duhet të kthehet siç ka qenë dikur, në qendrën kryesore të kërkimit shkencor në vend në bashkëpunim me institucione të tjera kërkimore.
I pyetur lidhur me akuzat që kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri ndaj tij të hënën, duke e akuzuar se qëndron në këtë detyrë në shkelje flagrante të kushtetutës, Gjinushi u përgjigj:
“Po i bëj një urim, inshalla s’e shkatërron PD siç bëri me Akademinë e Shkencave”.
Në një deklaratë më herët gjatë ditës, Berisha lëshoi akuza të rënda ndaj kreut të Akademisë së Shkencave, i cili sipas tij e uzurpoi drejtimin e akademisë duke i shitur partinë Tom Doshit.
“Sot Akademia kremton 50-vjetorin në një regres të madh. Në qoftë se në krye më parë kishte një historian, të nderuar dhe serioz siç ishte Aleks Buda, sot ka një matrapaz, një ish-ministër të diktaturës i cili uzurpoi postin e kryetarit të Akademisë duke i shitur partinë e tij Tom Doshit. Nuk ka histori më të turpshme se kjo. Skënder Gjinushi ish-kryetar i PSD-së i shiti partinë Edi Ramës për Tom Doshin, në shkëmbim të kryetarit të Akademisë. Histori më të turpshme në historinë e botës akademike nuk mund të ketë se kjo. Ai qëndron në atë post në dhunim flagrant të Kushtetutës së vendit, e cila përcakton se kryetari i Akademisë emërohet nga Presidenti i Republikës”, tha sot Berisha.
Diskutime rreth kësaj post