Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj thotë se Partia Demokratike do të ketë kandidatët e saj në zgjedhjet e vitit 2023.
Lidhur me këtë deklaratë, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Rudina Hajdari, tha për emisionin “MCN live”, se teksa kanë mbetur gjashtë muaj deri në zgjedhjet lokale 2023, Primaret janë proces i hapur për zgjedhjen e kandidaturave dhe se në këtë kuadër ftoj Alibeaj që krahas deklaratave të lëviz në terren dhe jo të flas vetëm nga zyra dhe parlamenti.
“Mendoj që aksioni politik i z. Aliebaj, ka qenë me aq sa kam parë, ka qenë vetë brenda zyrës së kryesisë dhe Parlamentit dhe nuk kam parë aksion në terren ku do të punonte për kandidaturat për zgjedhje lokale. Dhe e ftoj të jetë pjesë e fushatës së primareve, që janë risi për PD dhe ëpr vendin, është një zgjedhje demokratike që të shikohet se a kanë kandidatë besim të vetvetja, apo se sa kanë simpatizantët apo anëtarët për ty.
Ne konsiderojmë primaret si proces mjaft të rëndësishëm në Shqipëri. Vendosja e pluralitetit brenda partive është fundi i kryetarokracisë, forma më e vërtetë e demokracisë brenda një partie. Për ato që jemi zotuar, ne qëndrojmë plotësisht.
Zgjedhja e kandidaturave të kryetarëve të bashkive kërkon aksion politik në terren, sepse aty gjenden kandidaturat, Alibeaj, kam parë që ka qëndruar në zyrë në kryesi apo parlament, dhe e shoh të vështirë se si do shkoj drejt kësaj rruge, kur kemi gjashtë muaj që na ndanë deri në zgjedhje.
Duhet të shkojmë të rendim pas individit, dhe të përqafojmë idetë. Primaret nuk kanë nevojë të flasin për Berishën, Bashën, Alibeaj, por në vetvete ato janë demokratike dhe bëjnë kontrastin mes PD dhe PS, dhe zgjedhësin e Alibeaj janë anëtarët që do të marrin pjesë ne primare.
Do e ftoja Alibeaj dhe kushdo tjetër që të bëhet pjesë e kandidaturave primare sepse janë kusht bosht, që të mblidhemi dhe të zgjedhim kandidaturat dhe të zgjidhim këtë betejë”, u shpreh Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post