Pas shpërthimeve me raketa që zgjuan Kievin këtë mëngjes, Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba e ka cilësuar presidentin rus Vladimir Putin si terrorist.
Në një reagim në Twitter, Kuleba shkroi se edhe pse Putini po përdor terror, ai nuk do mund ta shkatërrojë Ukrainën.
“Taktika e vetme e Putinit është terrori mbi qytetet paqësore të Ukrainës, por ai nuk do ta shkatërrojë Ukrainën. Kjo është gjithashtu përgjigja e tij ndaj të gjithë qetësuesve që duan të flasin me të për paqen: Putini është një terrorist që flet me raketa,” shkroi Kuleba në Twitter.
Përveç Kievit, ka raportime se edhe qytetet e tjera ukrainase si Dnipro, Lviv dhe Ternopil janë goditur nga shpërthimet. Shërbimi i emergjencave në Ukrainë, tha se ka të vrarë dhe të plagosur në Kiev, por ende nuk dihet numri i saktë i viktimave.
Ka raportime se edhe qytetet e tjera ukrainase si Dnipro, Lviv dhe Ternopil janë goditur nga shpërthimet.
Kjo është hera e parë që Kievi goditet pas disa muajsh dhe shpërthimet duket se kanë ndodhur më afër qendrës sesa sulmet e mëhershme që kanë goditur kryeqytetin ukrainas, qëkur Rusia nisi pushimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Shpërthimet në Kiev vijnë disa ditë pasi ura e vetme që lidh Rusinë me Gadishullin e aneksuar ukrainas të Krimesë, u dëmtua nga shpërthimet.
Diskutime rreth kësaj post