Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Ukrainën për shkaktimin e shpërthimit të fuqishëm që dëmtoi një urë që lidhte Rusinë dhe Krimenë, duke e përshkruar si një “akt terrorizmi”.
“Nuk ka dyshim. Ky është një akt terrorizmi që synon të shkatërrojë infrastrukturën civile të rëndësishme. Kjo u ideua, u krye dhe u urdhërua nga shërbimet speciale të Ukrainës”, tha Putin në një video në kanalin Telegram të Kremlinit.
Sipas Sky News për shpërthimin në urën mbi ngushticën e Kerçit, një rrugë kyçe e furnizimit për forcat e Moskës në Ukrainën jugore, pavarësisht lumturisë që zyrtarët ukrainas kishin, ata nuk patën asnjë pretendim për përgjegjësinë e ngjarjes.
Dëmtimi i urës, e cila kishte qenë një simbol imponues i aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Rusia, erdhi mes humbjeve të Rusisë në fushën e betejës dhe mund të turbullojë më tej sigurinë e Kremlinit.
Diskutime rreth kësaj post